AKTUALITET /

Tragjedi në Lezhë, 42 vjeçari gjendet i pajetë, nëna e tij vetëv*ret pasi mori vesh lajmin

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Lezhë, 42 vjeçari gjendet i pajetë, nëna

Lezhë- Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Gurra rreth orës 19:30, kur 42 vjeçari Aleksandër Marku u gjet i pajetë në dyqanin e tij në fshatin Lalm.

Dyshohet se vdekja i ka ardhur për shkaqe natyrale pasi në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. Tragjedia pasoi një tjetër ngjarje të rëndë, pasi me të marrë vesh lajmin, nëna e tij, P.M, 72 vjeçe është vetëvarur për shkak të tronditjes së thellë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës. Versus.al

Poll