
Bashkim Rajku, babai i reperit Rigels Rajku, të njohur si Noizy dhe motra e këtij të fundit, janë paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme ku mbahet procesi ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu.
Anëtarët e familjes Rajku janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Laert Haxhiut, i cili gjykohet si kreu i një grupi kriminal që ka kryer 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate dhe shpërthime me tritol.
Në seancën e 6 majit e cila u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve, ishte i pranishëm edhe vetë Noizy. Ky i fundit, e gjeti veten të përfshirë në këtë proces pas dhunimit të reperit tjetër Kleviol Ahmeti i cili kishte ofenduar vazhdimisht familjarët e tij në rrjetet sociale. Pas rrahjes së Ahmetit, në lokalin e Noizyt shpërtheu një sasi e konsiderueshme tritoli që më vonë u zbulua se ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiu si hakmarrje për dhunën ndaj shokut të tij. Versus.al


