AKTUALITET /

Tronditet Fushë Kruja, një person vret kunatin me armë zjarri! Telefonoi policinë pas krimit

Autori dhe viktima kishin patur një konflikt disa ditë më parë.

Shkruar nga Versus

Tronditet Fushë Kruja, një person vret kunatin me armë zjarri!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Nikël të Fushë Krujës ku një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.

Deri më tani dihet se mes tyre ka patur konflikt disa ditë më parë. Pas krimit të ndodhur mbrëmjen e sotme, autori Eduart Afmataj ka telefonuar policinë për t’i njoftuar për vrasjen. Viktima dyshohet të jetë Artur Çangu.

"Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij"- njofton policia. Versus.al

Poll