AKTUALITET /

Tronditet Maliqi, ish-ushtaraku në kërkim, vret një polic dhe plagos një tjetër

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim në zonën e Lozhanit.

Shkruar nga Versus

Tronditet Maliqi, ish-ushtaraku në kërkim, vret një polic dhe

Korçë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq në zonën e Lozhanit ku gjatë një operacioni policor, një ish-ushtarak i shpallur në kërkim ka qëlluar për vdekje një polic dhe ka lënë të plagosur një tjetër.

Edhe vetë autori i dyshuar, Violand Bracellari ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit. I vrarë ka mbetur polici Enea Mekolli. Ndërsa efektivi i plagosur i forcave Shqiponja, Edison Adri u dërgua me helikopter drejt spitalit të Traumës. Bracellari ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2017 dhe konsiderohej si personazh tejet i rrezikshëm për shkak edhe të formimit të tij si ish-ushtarak. 

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Versus.al

Poll