AKTUALITET /

U gjet e vdekur dhe e lidhur pas një peme në Itali! Mesazhi i fundit që shqiptarja i kishte dërguar avokatit të saj

Pasi mësoi se avokati ndodhej jashtë shtetit, Ermela këmbënguli që të mund të takonte të paktën një anëtar të firmës ligjore, takim i cili nuk u bë pasi 27 vjeçarja u gjet e vdekur.

Shkruar nga Versus
U gjet e vdekur dhe e lidhur pas një peme në Itali! Mesazhi i fundit
Ermela Muhametaj

"A mund të takohemi në studio sot?"

Ky është mesazhi që Ermela Muhametaj, 27-vjeçarja me origjinë shqiptare e gjetur e vdekur nën Urën e Sherifit, në zonën e Larinos, Itali, mbrëmjen e 28 prillit, i kishte dërguar herët në mëngjes avokatit të saj i cili ndiqte procedurat e divorcit me bashkëshortin e saj.

Pak pas orës 8 të mëngjesit të së hënës, 27 vjeçarja nënë e një fëmije, tetë vjeç  i kërkoi avokatit një takim për të folur, me sa duket, rreth ndarjes nga bashkëshorti i saj, me të cilin nuk jetonte prej disa muajsh, shkruajnë mediat italiane, Primonumero.

Pasi mësoi se avokati ndodhej jashtë shtetit, Ermela këmbënguli që të mund të takonte të paktën një anëtar të firmës ligjore, takim i cili nuk u bë pasi 27 vjeçarja u gjet e vdekur.

Ky është një nga elementët që ka dalë në pah në orët e fundit, dhe hedh hije të reja mbi hipotezën e vetëvrasjes së 27 vjeçares.

Përpjekja për të ndërmarrë veprime ligjore, dëshira për diskutim dhe nxitimi për të takuar një avokat duken të papajtueshme me një gjest kaq të dëshpëruar dhe të planifikuar.

Në qytetin e Montecilfone, zhgënjimi po ia lë vendin gjithnjë e më shumë mosbesimit.

Ermela ishte një vajzë e njohur  dhe vlerësohej nga të gjithë, vazhdon më tej media italiane.

Fqinjët dhe të njohurit e përshkruajnë Ermelën si një vajzë të  “edukuar, të rezervuar, e zgjuar, dhe shumë e lidhur me të birin”.

 «Ishte jeta e tij», shprehen fqinjët e 27 vjeccarjes.

E njëjta lidhje del në pah dhe nga postimet e Ermelës në rrjetet sociale, një prej të cilave me rastin e ditëlindjes së djalit të saj:

“Djali im është rrahja e zemrës sime, arsyeja e çdo frymëmarrjeje time, plotësia ime, shpëtimi im. Thjesht gjithçka ime […] Ti do të rritesh deri në atë pikë sa unë nuk do të mund të të mbaj më në krahët e mi, por gjithmonë do të ketë vend për ty në zemrën time”.

Trupi i Ermelës u gjet nga bashkëshorti i saj, një zejtar 52-vjeç i varur në një pemë nën mbikalimin që lidh Larinon me Biferninën.

Ai i tha policisë se kishte dalë ta kërkonte, i shqetësuar për gjendjen e saj.

Marrja në pyetje e familjes, miqve dhe të njohurve të çiftit vazhdoi edhe dje. Për momentin nuk ka të dyshuar. “Në këtë kohë, provat tregojnë për vetëvrasje”, konfirmoi prokurorja e ngjarje duke shtuar “por vetëm autopsia do të jetë në gjendje të nxjerrë në pah çdo devijim nga kjo hipotezë.”

“Vdekja e saj lë një boshllëk të pambushshëm, veçanërisht për të voglin e saj Domenico”, shkroi kryebashkiaku i zonës ku ajo jetonte, “Ermela ishte një person i veçantë, i njohur nga të gjithë për edukimin, gëzimin dhe bujarinë e saj.”

Shumë njerëz e kanë të vështirë ta pranojnë që një nënë kaq e lidhur me të birin, e vëmendshme, përgjegjëse dhe e vendosur, mund të kishte vendosur ta linte atë përgjithmonë./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: