
Skendër Pepkolaj, kolegu i punës së Edison Oruqit, ka treguar vendin se ku është mbytur babai i tre fëmijëve.
Pepkolaj është shprehur për Top Channel se Oruqi është lënë në një pjesë ku nuk ka rrugëdalje këmbësore ngaqë varka nuk mund të kalonte. Ai shtoi më tej se ka dyshime se Oruqi është përjekur të hyjë në ujë dhe mund ta ketë marrë rrjedhja.
“Tek ai zalli përtej lumit ka pas vendin e punës, por nuk kalohet në këmbë, ka ujë, nuk ka rrugëdalje këmbësore, por varka nuk ka kaluar dot dhe është detyruar ta lejë në këtë zallin këtu, është i rrethuar me ujë nga të gjitha anët. Vetëm ky shteg kalimi është, i cili ka qenë i pakalueshëm në këmbë, këto janë dyshimet se është përpjekur të hyjë në ujë dhe mund ta ketë marrë rrjedha, personi që ka qenë këtu, ka thënë se ka lënë në këtë zall”, është shprehur Pepkolaj.
Kanë qenë familjarët e viktimës të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të tij./Versus.al







