
Kandidati për deputet në qarkun e Vlorës për koalicionin “Nisma-Shqipëria Behet”, Ergys Isufi, është arrestuar nga Policia e Shtetit.
Sipas raporteve të mediave, Isufi është kapur në flagrancë nga uniformat blu, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.
Fillimisht, ai ka tentuar të largohet, por forcat e rendit kanë mundur ta kapin dhe ta arrestojnë.
Autoritetet kanë bastisur shtëpinë e Isufit në Sarandë dhe po kryejnë kontrolle të detajuara.








