AKTUALITET /

U lirua nga burgu, ish-gjyqtarja që u bindej klanit Çopja dhe Suel Çelës, paraqitet në SPAK

Shkruar nga Versus
U lirua nga burgu, ish-gjyqtarja që u bindej klanit Çopja dhe Suel
Pajtime Fetahu

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK në zbatim të masës së sigurisë të caktuar ndaj saj, disa ditë pasi u lirua nga qelia e paraburgimit për shkaqe shëndetësore. 

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Versus.al, Fetahu shoqërohet nga një efektive. Ndërsa lirimi i saj bëri bujë në media për shkak se ajo akuzohet për favorizimin e klanit Çopja dhe grupit të të shumëkërkuarit Suel Çela.  

 

Komunikimet e zbardhura në SkyEcc nga SPAK, tregonin sesi Fetahu e kishte kthyer gjykatën e Elbasanit në shërbim të grupeve kriminale prej të cilave ka marrë edhe pagesa prej mijëra eurosh. 

Bisedat mes saj dhe të shumëkërkuarin Suel Çela flisnin për dënimin më të rreptë ndaj kundërshtarëve të tij dhe lirimin e anëtarëve të grupit të tij ose lehtësimin e pozitave të tyre. Versus.al

Poll