AKTUALITET /

U ndërtua në 2019-ën nga Salillari, shembet rruga Skrapar-Përmet! Qarkullimi i bllokuar prej orësh

Një pjesë e aksit është shembur duke bllokuar për 3 orë hyrjen në qytetin e Skraparit.

Shkruar nga Versus

U ndërtua në 2019-ën nga Salillari, shembet rruga

Një tjetër aks rrugor në vend ka mbetur i bllokuar prej disa orësh për shkak të shembjes së asflatit si pasojë e rrëshqitjes së dheut në njërën anë. Bëhet fjalë për aksin Skrapar-Përmet, të ndërtuar në vitin 2019 nga kompania “Salillari” e biznesmenit Pëllumb Salillari i cili njihet për përfitimet e tenderave publikë.

 Si pasojë e shembjes së rrugës, prej më shumë se tre orësh ka mbetur e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit. Çarja e asfaltit është raportuar që prej mbrëmjes së djeshme duke u kthyer në rrezik për shoferët e makinave. Autoritetet përkatëse po punojnë për heqjen e gurëve nga rruga, ndërsa nuk dihet se kur mund të jetë sërish gati për qarkullim. Versus.al

Poll