Dhjetëra gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan sot para godinës së televizionit të News 24 ku prej të shtunës është fikur sinjali i transmetimit. Shkak për këtë zhvillim të papritur u bë zbarkimi i efektivëve të policisë me në krye Ardi Veliun si administrator të kompanisë shtetërore “Kayo” për prodhimin e armëve.
Siç mësohet godina ku rrjeti mediatik “Focus Group” ushtronte aktivitetin, duke qenë se është në pronësi të shtetit, do t’i kalojë kompanisë së prodhimit të armëve “Kayo”.
Gazetarët dhe drejtuesit e rrjetit mediatik pretendojnë se kjo është një përpjekje politike për t’i mbyllur gojën medias për kritikat ndaj pushtetit ekzekutiv. Versus.al







