Turim Kola, vëllai i Arti Kolës ka dalë nga spitali ku po kurohej pas helmimit dhe është shprehur i tronditur para miqve e familjarëve nga dhimbja që nuk mundi dot të shpëtonte 4 anëtarët e familjes.
“Nuk munda t’i shpëtoja, nuk munda t’i shpëtoja”, ka deklaruar Turim Kola. Ai u shtrua në spital në Piza, pasi humbi ndjenjat gjatë ngjarjes. “Më ra të fikët”, ka treguar ai.
Fatmirësisht Turim Kola i mbijetoi helmimit nga rrjedhja e gazit që i mori jetën familjes shqiptare: Arti Kola, 44 vjeç, bashkëshortes së tij Jonida, djalit të tyre Hajdar, 22 vjeç, dhe vajzës së tyre Xhesika, 15 vjeçe.
Në vendngjarje mbërritën Turim Kola dhe 2 oficerë të policisë italiane të cilët ishin njoftuar prej tij pasi familjarët nuk po përgjigjeshin në telefon. Ata u helmuan pasi thyen derën e banesës, sepse askush nuk po përgjigjej në shtëpinë e familjes. Prokuroria po kryen hetime lidhur me rastin tragjik. Versus.al


