Ndërron jetë në spitalin e Traumës 24-vjeçari Gerald Bitri, i plagosur rëndë në përplasjen me armë që ndodhi mesditën e së shtunës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë natës. Së bashku me të, në gjendje të rëndë u dërgua në spitalin e Traumës edhe Amarildo Ndoj, 26 vjeç.
Ndërkohë, tre persona të tjerë të plagosur në këtë ngjarje – Daniel Gjeloshi, 26 vjeç, Liridon Ismaili, 26 vjeç, dhe Angjelina Gjezaj, 58 vjeçe – ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë në gjendje të qëndrueshme.
Ata kanë marrë plagë në gjymtyrët e poshtme. 58-vjeçarja ndodhej pranë Kishës së Laçit duke shitur qirinj për besimtarët kur u përfshi në incident.
Policia ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të ngjarjes: Klevis Ndreca, 28 vjeç, dhe Daniel Gjeloshi, 27 vjeç, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur gjatë përplasjes me armë.
Ata akuzohen për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sipas njoftimit të policisë konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit./Versus.al








