Live Updates /

Breshëri automatiku në Laç, 5 të plagosur nisen drejt ‘Traumës’! Mes tyre shitësja e qirinjve, policia: Konflikt i çastit

*Qyteti i Laçit u trondit sot nga breshëri të shtënash automatiku në mesditë. Për pasojë 5 persona mbetën të plagosur dhe u dërguan në spitalin e Traumës. Njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rëndë. *Policia reagoi për ngjarjen dhe njoftoi se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit të ndodhur pranë gjykatës, në afërsi të rrugës që të drejton për tek kisha e Shna Ndout. *Të plagosur kanë mbetur Daniel Gjeloshi, Geri Bitri, Liridon Ismalaj, Amarildo Ndoci dhe shitësja e qirinjve, Angjelina Gjezaj. *Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Ndërsa janë shoqëruar disa persona të tjerë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

5 Postime
10 ORE ME PARE

VIDEO/ Plagosja e 5 personave në Laç, ja ku gjeti policia armën e krimit

Breshëri automatiku në Laç, 5 të plagosur nisen drejt

Policia gjen armën me të cilën u plagosën 5 persona sot në Laç.

Arma e përdorur ka qenë pistoletë dhe ishte hedhur nga autori në një kantier ndërtimi, i ndodhur pranë vendit të ngjarjes.

Të plagosur nga të shtënat mbetën Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe Geri Bitri.

Breshëri automatiku në Laç, 5 të plagosur nisen drejt

Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt mes disa të rinjve.

Të lënduar nga ngjarja mbetën edhe kalimtarë të rastit. Angjelina Gjezaj ishte e moshuara e cila në momentin kur ndodhi konflikti po ecte në trotuar dhe mori një plumb në këmbë. Gruaja ishte shitëse dhe tregtonte qirinj pranë Gjykatës së Kurbinit.

Policia njoftoi se kishte identifikuar autorin e ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

10 ORE ME PARE

Plagosja në Laç, Gjekmarkaj: Akt i rëndë kriminal. U lëndua dhe qytetarja e pafajshme

Breshëri automatiku në Laç, 5 të plagosur nisen drejt

Deputeti Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar plagosjen e 5-fishtë si një ngjarje si një "akt të rëndë kriminal", duke theksuar se "mes të plagosurve është një qytetare krejt e pafajshme". Ai ka kërkuar që autorët të kapen dhe të përballen me drejtësinë. Gjekmarkaj ka kritikuar ashpër strukturat e rendit, përfshirë drejtuesit lokalë të policisë dhe Ministrinë e Brendshme, për dështimin në garantimin e sigurisë qytetare.

Sipas Gjekmarkajt, ky incident vë në pah nevojën urgjente për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë dhe forcimin e institucioneve të rendit, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.

11 ORE ME PARE

Masakra me 5 të plagosur në Laç, 2 në gjendje kritike. Detaje të reja pas shoqërimit të 2 personave

Breshëri automatiku në Laç, 5 të plagosur nisen drejt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku disa persona janë plagosur pasi janë qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur kur një makinë ka kaluar në lëvizje dhe ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të një grupi të rinjsh që po udhëtonin me dy persona të tjerë.

Sipas informacioneve të para, të rinjtë ishin të shoqëruar nga dy persona të tjerë dhe ndodheshin në rrugë, kur makina ka qarkulluar pranë tyre dhe ka hapur zjarr, duke i lënë të plagosur. Mes të plagosurve raportohet të jetë edhe një shitëse ambulante.

Plumbat ka shkaktuar panik në qytet, ndërkohë që janë mobilizuar menjëherë forcat e rendit për të siguruar informacionet dhe për të zbardhur ngjarjen. Shërbimi mjekësor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurit në spital për trajtim të specializuar.

Një hetim i thelluar është hapur nga autoritetet për të zbuluar arsyet e këtij akti dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të ngjarjes.

Të plagosurit janë:

Angjelina Gjezaj
Amarildo Ndoj
Liridon Ismaili
Daniel Gjeloshi
Geri Bitri

Dy nga pesë të plagosurit me armë zjarri në Laç ndodhen në kujdes intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se ata janë Arian Ndoj dhe Geri Bitri, të cilët kanë plagë në zonën e legenit.

12 ORE ME PARE

Zbardhen emrat e pesë të plagosurve nga të shtënat në Laç, autori qëlloi pas konfliktit të çastit

Breshëri automatiku në Laç, 5 të plagosur nisen drejt

Policia ka reaguar për krimin e rëndë që tronditi Laçin mesditën e sotme duke shënuar një bilanc prej 5 të plagosurish si pasojë e të shtënave me automatik.

Të plagosur kanë mbetur: Daniel Gjeloshi, Geri Bitri, Liridon Ismalaj, Amarildo Ndoci dhe shitësja e qirinjve, Angjelina Gjezaj.

Breshëri automatiku në Laç, 5 të plagosur nisen drejt
Foto nga vendngjarja

Mësohet se autori i ngjarjes është identifikuar dhe njësitë policore të Shkodrës janë vënë në ndjekje të tij. Shkak për të shtënat me armë është bërë një konflikt i çastit mes të rinjve. Versus.al

13 ORE ME PARE

Breshëri automatiku në Laç, plagosen 5 persona! Mes tyre edhe shitësja e qirinjve pranë kishës

Breshëri automatiku në Laç, 5 të plagosur nisen drejt
Foto nga vendngjarja

Lezhë- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në Laç pranë gjykatës, në rrugën që të çon tek kisha e Shna Ndout.

Për pasojë pesë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe shitësja e qirinjve pranë gjykatës.

Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri automatiku ndaj disa personave. Katër të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës, ndërsa njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e krimit të rëndë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: