AKTUALITET /

U plagos në atentatin me kallashnikov në Lushnjë, zbardhet dëshmia e “Julit të Pashakos”

Shkruar nga Versus
U plagos në atentatin me kallashnikov në Lushnjë, zbardhet
Foto nga vendngjarja dhe i plagosuri Julian Sulo (Juli i Pashakos)

Julian Sulo është marrë në pyetje nga policia pas atentatit të djeshëm të ndodhur në qytetin e Lushnjës ku drejt mjetit të tij në lagjen Misto Mame u qëllua me kallashnikov.

I njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”, 45 vjeçari i cili mbeti i plagosur në këmbë, ka deklaruar se nuk i njeh personat që e kishin qëlluar me breshëri. Pavarësisht se njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ai ka pretenduar në polici se nuk ka probleme me askënd.

Sulo konsiderohet si një ndër rivalët e përbetuar të Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës i cili vuan dënimin e përjetshëm për krimet e kryera. Kjo është hera e dytë që Sulos i bëhet atentat me armë zjarri, ndërsa më parë ishte dhunuar brutalisht me shufra hekuri.

Në 2017-ën ishte mes të dyshuarve për masakrën e Lushnjës ku u vranë dy shokë të nipit të Aldo Bares, por nuk pati asnjë provë kundrejt tij dhe u lirua. Sërish në 2019-ën emri i tij u përmend si mes personave që kryen atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj në Shkozet të Durrësit, në 2019-ën, por sërish u lirua pasi nuk kishte prova kundrejt tij. Versus.al

Poll