Çfarë do të gjeni në brendësi
*Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos” ka qenë shënjestra e një atentati të ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Misto Mame” të Lushnjës ku u qëllua me breshëri kallashnikovit drejt makinës me të cilën udhëtonte 45 vjeçari. *Për pasojë, Sulo mbeti i plagosur në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori ndihmën e nevojshme mjekësore. *Kjo është e disata herë që ndaj tij bëhet atentat me armë zjarri, ndërsa 45 vjeçari njihet si person me precedentë penalë dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai është shoqëruar më parë për masakrën e Lushnjës, ndërsa emri i tij është përmendur edhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në 2019-ën në Durrës, por nuk është gjetur provë që e përfshin atë në këto ngjarje të përfolura. *I plagosuri njihet gjithashtu si ‘rival i përbetuar’ i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës.
Atentati me kallashnikov në Lushnjë, plagoset “Juli i Pashakos”, rival i Aldo Bares
Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos” dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit të sotëm me armë zjarri në lagjen “Misto Mame” të Lushnjës.
Sulo ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me kallashnikov kundrejt tij. Emri i tij është i njohur pasi është person me precedentë të mëparshëm penalë. Juli i Pashakos cilësohet edhe si rival i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës. Sulo njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe precedentë të theksuar kriminalë.
Sulo është arrestuar edhe më parë si një prej të dyshuarve të përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por u la i lirë pasi nuk u gjet asnjë provë kundër tij. Po ashtu ishte një ndër të dyshuarit për masakrën e Lushnjës në 2017-ën ku u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, miq të npit të Aldo Bares, por gjithashtu u lirua pasi nuk u gjet provë që të dëshmonte përfshirjen e tij.Për këtë ngjarje, janë dënuar me burg të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili, vendim i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë 4 ditë më parë.
Kjo është hera e dytë që Sulos i bëhet atentat pasi më herët është dhunuar ashpër me leva e mjete të forta duke i lënë dëmtime të shumta, por autorët e kësaj ngjarje nuk u zbuluan asnjëherë. Në 2019-ën iu sekuestruan 70 mijë euro dhe një makinë me vlerë 100 mijë euro pasi dyshohet se i kishte siguruar falë aktiviteteve kriminale. Versus.al
Atentat në Lushnjë, qëllohet me kallashnikov drejt makinës! Gjendet një automjet i djegur
Fier- Një atentat me armë zjarri është shënuar paraditen e sotme në Lushnje në lagjen “Misto Mane”. Burime bëjnë me dije se është qëlluar drejt një automjeti në kthesën pranë spitalit të Lushnjës.
Në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja dhe dyshohet se autorët kanë qëlluar me kallashnikov. Paraprakisht dyshohet se është plagosur një person.
Pas të shtënave me armë zjarri, në fshatin Lifaj është gjetur i djegur një automjet pa targa që dyshohet të ketë qenë i autorëve. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit të rëndë të ndodhur në një zonë të frekuentuar në Lushnjë. Versus.al
