
Një konflikt për pronën ka qenë shkaku i krisjes së marrëdhënieve mes dy vëllezërve në Divjakë, sherr që më pas degradoi deri në përdorimin e armës.
Shpëtim Konja e Zarif Konja goditën fizikisht njëri tjetrin mbrëmjen e 8 prillit. Madje në ndihmë të Zarif Konjës ka shkuar edhe shoku i tij Astrit Godanci dhe të dy bashkë kanë dhunuar vëllain e Zarifit, Shpëtim Konjën.
Ky i fundit ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar 4 herë në ajër dhe drejt makinës së Godancit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar si pasojë e shtënave, por vetëm dëme materiale.
Shpëtim Konja u ndalua nga policia, ndërsa vëllai i tij Zarif Konja dhe shoku i tij Astrit Godanci, mbeten në arrati.
Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për kapjen e dy personave të sipërpërmendur. Versus.al








