AKTUALITET /

“U qëllua pas shpine”, detaje nga atentati ku u vra i riu në Durrës: Një informator udhëzoi autorët

Viktima ka qenë duke ecur në trotuar në momentin kur është qëlluar me armë, Plumbat kanë kapur edhe derën e një qendre shëndetësore.

Shkruar nga Versus
“U qëllua pas shpine”, detaje nga atentati ku u vra i riu
Foto nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur pak pas mesnatës së mbrëmshme në lagjen nr.18 të Durrësit, ku u ekzekutua 29 vjeçari Ermir Dedja.

Një prej banorëve të pallatit ka deklaruar në polici se kishte menduar se të shtënat ishin fishekzjarre, por pasi ishte afruar në vendngjarje, kishte parë se viktima ishte qëlluar me plumba në shpinë.

“U qëllua pas shpine”, detaje nga atentati ku u vra i riu
Grupi i ekspertizës në vendngjarje, plumbat qëlluan edhe derën e qendrës shëndetësore

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa dyshohet se një person ka shërbyer si informator në ndjekje të viktimës. Pasi ka gjetur vendndodhjen e tij, ka informuar autorët të cilët më pas kanë mbërritur të maskuar dhe kanë hapur zjarr. Versus.al

Poll