AKTUALITET /

U tha se foshnja dy muajshe nuk u ushqye nga nëna, policia zbardh ngjarjen në Korçë

Shkruar nga Versus

U tha se foshnja dy muajshe nuk u ushqye nga nëna, policia zbardh ngjarjen

Ditën e djeshme një foshnjë dy muajshe u transportua drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore.

Mirëpo ndryshe nga sa u raportua ditën e djeshme se e ëma e kishte lënë pa ushqyer me gji, mësohet se foshnja ka lindur para kohe dhe prandaj ka patur probleme respiratore.  Nëna e saj dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.

“Më 13 mars, në spitalin Pediatrik Korçë, i shoqëruar nga prindërit ka shkuar për mjekim në gjendje të rëndë shëndetësore, një foshnjë 2-muajshe, banues në një fshat të rrethit Devoll. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve, rezulton se foshnja ka lindur para kohe dhe me probleme respiratorë”, thuhet në njoftimin e policisë. Versus.al

Tags:

korce

Poll