
Itali- Kur kanë kaluar plot 2 vite nga vdekja e 34 vjeçarit shqiptar, Klaudio Myrtaj, prokuroria vijon t'i mbetet variantit se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Fillimisht u aludua se krimi mund të ishte kryer nga persona të tjerë për shkak të ndonjë mosmarrëveshje për drogën ose krim pasioni, por prokuroria i qëndron variantit se ai është vetëvrarë.
Familjarët e të ndjerit e kundërshtojnë skemën e rindërtuar nga hetuesit dhe prandaj mund të kërkojë rihapen e hetimeve. Ishte pasdite e së shtunës, 4 nëntor 2023, kur trupi i vdekur i të riut shqiptar u gjet në punishten e zdrukthëtarisë në qytetin e muraleve të Pinocchio-s, në Via Umberto Primo, disa hapa larg Bashkisë. Ai vdiq disa orë më vonë në spitalin e Cuneo-s. Familja dhe e dashura e tij nuk e përjashtojnë mundësinë e një vrasje. Arsyeja që shtyjnë ta mendojnë këtë është se arma me të cilën thuhet se u vetëvra, nuk u gjet në vendngjarje, por orë më vonë u gjet në një sirtar të punishtes.
Zejtari i moshuar i punishtes ku punonte Klaudio nuk e raportoi kurrë posedimin e armës, por pas situatës, ai u detyrua të pranonte se ‘po, kam pasur një armë’.
Megjithatë, diçka nuk shkon si për Parolën ashtu edhe për Federico Frenin, i cili, duke përfaqësuar familjen Myrtaj, paraqiti një kundërshtim ndaj kërkesës së Prokurorisë së Cuneos për të pushuar çështjen, e cila përjashtoi hipotezën e vrasjes.
Pra, ajo që është e sigurt është se arma është lëvizur. Por pse? Dhe nga kush? pyesin avokatët, shkruajnë mediat italiane.
Hipoteza e Prokurorisë është se kushdo që e ka lëvizur atë, ka pasur frikë. Kishte frikë se mos hetohej për vrasje. Kishte frikë nga pasojat e mundshme. Por sërish, nuk janë lëshuar kurrë urdhër-arreste apo urdhër-ndalimi dhe askush nuk është nën hetim për vdekjen e Klaudios.
Megjithatë, avokatët besojnë se kushdo që e zhvendosi atë kishte një motiv, dhe ai motiv mund të lidhet pikërisht me vrasjen e tij.
Vendosja e saj përsëri në sirtar disa ditë më vonë do të kishte qenë një mënyrë për të mashtruar hetuesit dhe për ta bërë të dukej si vetëvrasje. Ndërkohë familja vijon ‘luftën’ me autoritetet për t’i shkuar deri në fund kësaj historie, dhe për të zbuluar të vërtetën për vdekjen misterioze të djalit të tyre. Versus.al
