AKTUALITET /

U vra nga bashkëjetuesi në Ulqin, zbulohet identiteti i 36 vjeçares nga Lezha (FOTO)

Shkruar nga Versus
U vra nga bashkëjetuesi në Ulqin, zbulohet identiteti i 36
E ndjera, Dila Ndoj

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë u raportua në Ulqin, ku një shqiptar nga Kosova vrau bashkëjetuesen e tij nga Lezha dhe më pas i vuri flakën banesës ku kishin jetuar.

Gruaja e ndjerë e cila humbi jetën, është identifikuar si Dila Ndoj, 36 vjeçe, nga Balldreni i Lezhës. Autori është Bashkim Gashi, 46 vjeç nga Kosova. 

Trupi i pajetë i 36-vjeçares u gjet brenda banesës së përfshirë nga flakët, ndërsa autori i dyshuar u arrestua pak më vonë me lëndime të marra nga zjarri që kishte ndezur për të zhdukur provat. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë nga autoritetet në Mal të Zi. Versus.al

Poll