Korçë- Një 26 vjeçar me inicialet G.A është arrestuar nga policia nën akuzën e zjarrvënies në një sipërfaqe të madhe toke.
I riu me banim në fshatin Pirg, mësohet se rreth orës 15:00 të ditës së djeshme ka ndezur një zjarr në vendin e quajtur “Arat e Sulës” me qëllim hapjen e kullotave të reja, por si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur dhe kanë djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







