AKTUALITET /

Udhëtimi tragjik / Humb jetën turisti i huaj në një aksident të rëndë pranë Gjadrit

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i huaji humbi kontrollin mbi motorin, duke u përplasur me forcë fatale me një automjet.

Shkruar nga Versus

Udhëtimi tragjik / Humb jetën turisti i huaj në një aksident

Një ngjarje e rëndë me pasojë fatale ka tronditur paraditen e sotme aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër. Një turist i huaj, që po përshkonte bukuritë e veriut shqiptar me motorin e tij, ka humbur jetën tragjikisht pas një përplasjeje të fortë me një automjet.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i huaji humbi kontrollin mbi motorin, duke u përplasur me forcë fatale me një automjet. Pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës, mjekët nuk mundën ta shpëtonin, pasi plagët ishin tepër të rënda. Ai ndërroi jetë në vend, vetëm pak çaste pas përplasjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur me saktësi shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Poll