AKTUALITET /

Uji vërshon në NënShkodër! Ekipet e emergjencës në terren, ndërhyrje për devijimin e përroit në Vau Dejës

Në Vau Dejës niveli i ujit është ulur ndjeshëm, ndërhyrje me eskavatorë për mbrojtjen e banesave nga përroi

Shkruar nga Versus

Uji vërshon në NënShkodër! Ekipet e emergjencës në

Pas reshjeve intensive të 24 orëve të fundit, strukturat e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, janë në terren duke ndjekur nga afër situatën në të gjithë vendin.

Sipas njoftimit zyrtar, qarku më i prekur është Shkodra, ku reshjet kanë shkaktuar rritje të përkohshme të niveleve të ujit në disa zona.

Që prej mëngjesit të sotëm, ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura kanë monitoruar situatën në bashkinë Vau Dejës, ku aktualisht situata po shkon drejt normalizimit. Niveli i ujit është ulur ndjeshëm, ndërsa në disa banesa uji është tërhequr plotësisht.

Uji vërshon në NënShkodër! Ekipet e emergjencës në

Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse, për të parandaluar përmbytje të mundshme.

Ndërkohë, në bashkinë Fushë Arrëz dhe njësinë administrative Gur i Zi po vijon puna për pastrimin e inerteve dhe gurëve të rënë në akset rrugore, me qëllim garantimin e qarkullimit normal të automjeteve.

Nga qarqet e tjera të vendit, deri më tani nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e motit.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave të bashkive dhe njësive vendore, vijojnë monitorimin e situatës në gatishmëri të plotë, për të reaguar menjëherë në rast të ndonjë përkeqësimi të motit./VERSUS

Poll