AKTUALITET /

Ulqin / Një cigare shkakton dëm 2.2 milionë euro, shqiptari vihet në pranga (VIDEO)

Zjarri, që nisi në mënyrë aq banale sa edhe absurde, përfshiu objektin dhe shkaktoi dëme rreth 2 milionë euro në qendrën tregtare, pa përmendur 20 mijë euro dëme në një banesë private aty pranë dhe 200 mijë euro të tjera në një pompë betoni.

Shkruar nga Versus

Ulqin / Një cigare shkakton dëm 2.2 milionë euro, shqiptari vihet

Një cigare e ndezur, një çast pakujdesie, dhe më pas... Një zjarr kolosal që dogji miliona euro. Ky është skenari i një ngjarjeje që, po të mos ishte për pasojat dramatike, mund të ngjante me një komedi të zezë ballkanike.

Sipas mediave lokale në Mal të Zi, një qytetar nga Kosova, me iniciale L.H., 38 vjeç, u arrestua në Ulqin, i dyshuar se ishte shkaktar i një zjarri që shpërtheu në një qendër tregtare në Fushën e Ulqinit. Burri dyshohet se, në një akt krejtësisht "të zakonshëm", hodhi të ndezur cigaren e fundit përpara se të hynte brenda ndërtesës. Por ajo cigare e pafikur, u bë shkrumbuese e shkatërruese.

Zjarri, që nisi në mënyrë aq banale sa edhe absurde, përfshiu objektin dhe shkaktoi dëme rreth 2 milionë euro në qendrën tregtare, pa përmendur 20 mijë euro dëme në një banesë private aty pranë dhe 200 mijë euro të tjera në një pompë betoni.

Pas hetimeve në vendngjarje, në prani të një eksperti për zjarre, shpërthime dhe gjithçka tjetër që djeg e shkrumbon, rezultoi se shkaku ishte faktori njerëzor — më saktë, një cigare”, thuhej në deklaratën e policisë.

Në një kohë kur temperaturat janë përvëluese dhe toka po merr flakë vetëm nga dielli, autoritetet iu drejtuan qytetarëve me një mesazh sa serioz aq edhe i domosdoshëm: "Mos e hidhni cigaren ku të mundeni, sepse përveç mushkërive, mund t’ju digjet edhe portofoli... ose më keq, liria.'

Për momentin, L.H. ndodhet nën hetim dhe për të, cigarja e fundit ndoshta ka qenë vërtet "fatalja"

 

Poll