
Korçë- 6 ditë më parë ura e fshatit Qafëzezë në Kolonjë u dëmtua rëndë si pasojë e motit të keq në vend. Për pasojë 10 fshatra mbetën të izoluar për shkak se rruga u bë e pakalueshme.
Nga ana e autoriteteve shtetërore nuk është marrë asnjë masë për të zgjidhur këtë problem. Ura lidhëse shërben si rruga e vetme për të hyrë dhe dalë në zonë, por automjetet dhe mjetet e emergjencës e kanë të pamundur kalimin.

Situata ka alarmuar banorët të cilët kanë protestuar duke theksuar se në rast të ndonjë nevoje për të kuruar njerëz të sëmurë, askush nuk mund të ndërhyjë për shkak të bllokimit.
“Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”- u shprehën disa prej banorëve. Ndërkohë nga ana e bashkisë nuk ka ndonjë reagim apo masë konkrete. Versus.al
