AKTUALITET /

Urdhri i ministres, policia nxjerr pamjet: Mijëra monopatina elektrike të bllokuara

Shkruar nga Versus

Urdhri i ministres, policia nxjerr pamjet: Mijëra monopatina elektrike

Nga 13 tetori nisi zbatimi i urdhrit të ministres së Brendshme, Albana Koçiu për ndalimin e monopatinave dhe skuterave elektrikë duke i cilësuar si rrezik për qarkullimin rrugor. Pavarësisht se ende nëpër rrugët e kryeqytetit përdoren skuterat elektrikë, policia ka publikuar së fundmi disa statisika nga operacioni i nisur me urdhër të Koçiut,



Deri më datë 2 nëntor, janë bllokuar në total 1462 mjete elektrike, konkretisht: 1336 monopatina elektrike dhe 126 motomjete elektrike.

Kujtojmë që pavarësisht urdhrit të publikuar nga autoritetet shtetërore, kompania e skuterave në Tiranë “BinBin” dukej se kishte zgjedhur ta injoronte aksionin duke vijuar me dhënien me qira të monopatinave elektrike. Kundër urdhrit të ministres pati edhe një protest të disa përfaqësuesve të bizneseve dhe qytetarëve të cilët argumentonin se i përdornin mjetet për të shkuar në punë pasi transporti publik nuk përmbush kushtet minimale. Versus.al

Poll