AKTUALITET /

Vajzat e showbiz "thyejnë" burgjet, gazetarja: Njëra hynte çdo javë dhe takonte bosin e krimit në Fushë Krujë

Shkruar nga Versus

Vajzat e showbiz "thyejnë" burgjet, gazetarja: Njëra hynte

Prej disa ditësh burgjet janë vënë në qendër të vëmendjes pas gjetjes së disa celularëve në burgun e Drenovës mes Laert Haxhiut dhe anëtarëve të bandës së tij dhe publikimit më pas të vizitave që modelja nga Kosova Ziza Pajaziti kishte bërë në qelinë e tij.

Më pas u bë me dije se edhe në qelinë e Safet Bajrit kishin qenë disa vajza të njohura të shoëbizit, por pa u publikuar emrat e tyre. Mbrëmjen e djeshme, gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se ky nuk është fenomen i ri. Pa përmendur emër, gazetarja zbuloi se një prej vajzave më të ekspozuara të ekranit, shkonte çdo javë në burgun e Fushë Krujës për të takuar një prej bosëve të krimit.

"Tani, vajzat e showbizz që hyjnë në burgje... Në burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë, një nga vajzat që dilte më së shumti në ekran, shkonte çdo javë dhe takonte një prej bosëve të krimit. Shkoi puna deri aty sa burgu ndërtoi palestër brenda, që ata të kishin kushte të nevojshme, i dënuari dhe partnerja, shkonte dhe qëndronte atje. Ke dhjetëra raste, të vajzave që përmes kontratave fiktive, që konsiderohen si bashkëjetuese të bosëve të krimit.

Nuk është punë polici, por çështje sistemi. Ka vajza që vijnë edhe nga jashtë, pretendojnë që janë bashkëjetuese dhe hyjnë e takohen. Kjo nuk është gjë e re. Kjo histori bëri shumë zhurmë, sepse në një nga kontrollet në sektorin ku ndodhet Laert Haxhiu, u gjetën tre telefonë, të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në atë kohë, SPAK, duke qenë se Laert Haxhiu akuzohej se kishte në shënjestër dhe dy prokurore, atëherë prokurorët e morën telefonin për ta zbërthyer dhe për të kuptuar a kishte të dhëna për aktivitet kriminal. Aty u zbuluan këto vajzat e modelingut, ekranit", tha Lala.

Së fundmi janë ndërmarrë veprime për transferimin e drejtorëve të burgjeve të Peqinit dhe Elbasanit. Versus.al

Poll