AKTUALITET /

Vdekja e foshnjës 2-muajshe në QSUT, gjyshi apel për ndihmë: Ishte nipi i parë! Nuk kemi mundësi ta marrim nga spitali

Gjyshi i foshnjës nga Devolli që ndërroi jetë në Tiranë kërkon ndihmë nga institucionet për të transportuar trupin e nipit të tij në vendlindje, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e nipit të parë në familje.

Shkruar nga Versus

Vdekja e foshnjës 2-muajshe në QSUT, gjyshi apel për ndihmë:

Gjyshi i foshnjës nga Devolli që ndërroi jetë në Tiranë ka folur mes dhimbjes për humbjen e nipit të tij dhe ka bërë apel për ndihmë që trupi i fëmijës të transportohet pranë familjes për ceremoninë e varrimit.

Ai tregon se foshnja ishte nipi i parë në familje dhe humbja ka qenë shumë e rëndë për të gjithë.

“Ishte nipi i parë për familjen tonë. Ne kërkojmë vetëm ndihmë që të na e sjellin fëmijën këtu që ta varrosim, sepse vetë nuk kemi mundësi ta marrim”, tha gjyshi.

Sipas tij, për foshnjën kujdesej kryesisht djali i tij, babai i fëmijës.

Familja shprehet se ndodhet në vështirësi të mëdha ekonomike dhe kërkon mbështetje nga institucionet për të realizuar transportin nga Tirana drejt vendlindjes./Versus.al

Poll