AKTUALITET /

Vëllai i të penduarit të drejtësisë! Gjykata urdhëron burgjet: Merrni masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit

Në këtë ngjarje të rëndë, Dashnor Dumani dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, megjithatë kjo është mohuar nga vëllai i tij, Nuredin Dumani, i cili e ka përshkruar veten si vrasës me pagesë i rekrutuar nga vetë Alibej, për të goditur kundërshtarët, përfshi edhe emrin e bujshëm të Talo Çelës.

Shkruar nga Versus

Vëllai i të penduarit të drejtësisë! Gjykata

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar një urdhër të posaçëm për garantimin e sigurisë së jetës dhe shëndetit të Dashnor Dumanit, vëllait të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Në vendimin e gjykatës thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe zyrtarët përkatës në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale duhet të marrin masa të menjëhershme për të garantuar mbrojtjen e 40-vjeçarit, duke marrë në konsideratë rrezikun e lartë që i kanoset për shkak të lidhjeve të tij familjare.

Dashnor Dumani u ekstradua së fundmi nga Dubai, së bashku me Armes Stafën – një tjetër i kërkuar nga drejtësia shqiptare, i akuzuar për pastrim parash dhe i dyshuar si anëtar i grupit të Çopjave në Elbasan.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani është i dyshuar për përfshirje në masakrën e trefishtë në Bradashesh në vitin 2018, ku ndër të vrarët ishte edhe vëllai i Erjon Alibejt – një tjetër bashkëpunëtor i drejtësisë që ka dhënë informacione të rëndësishme për zbardhjen e krimeve mafioze në vend.

Në këtë ngjarje të rëndë, Dashnor Dumani dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit, megjithatë kjo është mohuar nga vëllai i tij, Nuredin Dumani, i cili e ka përshkruar veten si vrasës me pagesë i rekrutuar nga vetë Alibej, për të goditur kundërshtarët, përfshi edhe emrin e bujshëm të Talo Çelës. /Versus.al/

Poll