AKTUALITET /

‘Veprimi heroik dëshmoi zemrën e tij të madhe’, Bashkia e Shkodrës nderon kapitanin që shpëtoi jetën e dy turistëve

Bashkia e Shkodrës shkruan se Arbeni ishte shumë i përkushtuar në punën e tij, ndërsa veprimi i tij heroik dëshmonte zemrën e tij të madhe

Shkruar nga Versus

‘Veprimi heroik dëshmoi zemrën e tij të madhe’,

51 vjeçari Arben Alamani humbi jetën ditën e sotme në përpjekje për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike ka reaguar dhe Bashkia e Shkodrës e cila shkruan se Arbeni ishte shumë i përkushtuar në punën e tij, ndërsa veprimi i tij heroik dëshmonte zemrën e tij të madhe. Bashkia Shkodër i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së viktimës.

Reagimi i Bashkisë së Shkodrës: 

Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës.

Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij me pasion dhe përkushtim deri në momentin e fundit të jetës. Bashkia Shkodër shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Alamani në këtë moment të vështirë./Versus.al

Poll