Korçë- Policia ka shpallur në kërkim avokatin nga Fieri Genc Llakaj pasi dyshohet se ka kanosur në rrjete sociale Suela Llakmanin, drejtoreshën e Degës Territoriale të Shërbimit të Provës në Pogradec.
Shkak për kërcënimet dyshohet të jetë bërë fakti pse zyrtarja nuk ishte paraqitur në gjykatë, gjë që kishte sjellë shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj bashkëshortes së avokatit, e cila aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë ‘’arrest me burg’’ në Pojskë.
“Jo shtet të ketë por perandori të ketë ti që ke shkelur ligjin e mbi gjakun e fëmijës sim. Mos mendo se do vesh te shefi i krimeve... ti borxhin e ke me mua, nuk ke respektuar ligjin. Mua vetëm plumbi më ndan. Ti do përfundosh si këllirë në koshin e plehrave, rrugëve. Do të përfundosh keq jo se të vras unë. Ose do kërkosh falje, ose do shkosh vetë atje ku e kanë vendin ata që shkelin ligjin vetë”, është shprehur ai në rrjetet sociale.
Ndaj 56 vjeçarit rëndon akuza për kryerjen e veprës penale ‘’kanosje për shkak të detyrës’’. Versus.al

