Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi u kapën duke transportuar 34 kg kanabis. Në pranga ranë Eduart Mema dhe Edison Sinani të cilët u ndaluan në urën e fshatit Kardhiq teksa qarkullonin me mjetin tip “Hyundai”.
44 pakot i kishin fshehur në një hapësirë të improvizuar tek shasia e automjetit. Dyshohet se lënda narkotike do të transportohej drejt Greqisë. Droga së bashku me 4 celularët e dy të arrestuarve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë.
Materialet proceduarale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Versus.al

