AKTUALITET /

VIDEO/ “Asnjë lëvizje”, policia shtrin përtokë trafikantët në Kamëz, u kap 5 kg drogë në makinë

Të arrestuarit po qarkullonin me 2 automjete, njëra makinë kishte drogën, ndërsa mjeti tjetër e shoqëronte.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “Asnjë lëvizje”, policia shtrin përtokë
Momenti kur policia arreston trafikantët

Tiranë- Policia ka arrestuar 5 persona të dyshuar si të përfshirë në një rast të shitjes së 5 kilogramëve kanabis. Ndërhyrja e efektivëve është kryer në zonën e Kamzës ku fillimisht është ndaluar automjeti ku po transportohej lënda narkotike duke arrestuar 2 persona.

Ndërsa më pas është ndaluar edhe automjeti tjetër që i shoqëronte brenda së cilit ndodheshin 3 persona të tjerë. Në pranga kanë rënë: A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., policia gjeti 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al



 

Poll