Pas Sali Berishës, në SPAK u paraqit edhe deputetja e PL, Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK ku mori fashikujt e dosjes në të cilën akuzohet për 3 vepra penale. Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, Kryemadhi takoi edhe gazetarin Artan Hoxha me të cilin shkëmbeu përshëndetje teksa ai ishte në hyrje.
Gazetari mbërriti në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij muaj më parë si pjesë e dosjes së goditjes ndaj grupit të të shumëkërkuarit Suel Çela në Elbasan. Versus.al








