
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar një video për shkelësit e ligjit për parkimet dysh.
Deputeti tregon se vetë policia është e para që e shkel ligjin e ri duke parkuar makinën dysh.
“Sot, në orën 03:00 të mëngjesit, Kuvendi votoi ndryshimet e Kodit Penal; mes tyre edhe kriminalizimin e parkimit dysh, ndëshkimin e tij si kundërvajtje penale me gjobë deri në 6 muaj burg; kjo në rastin kur pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike – ambulancë, zjarrfikëse, policinë! Për ta kuptuar; ky në video është rasti i vetëm kur kryen këtë kundërvajtje penale si parkimi dysh!”, shkruan Braçe.
Në Kodin Penal shpjegohet se në rastet kur parkimi dysh pengon lëvizjen e mjeteve të shërbimeve jetike, parashikohet dënim deri në një vit burg./Versus.al

