Deputeti i Erion Braçe, nga Partia Socialiste, është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të SPAK, duke u filmuar teksa hynte brenda me dokumente në dorë dhe duke buzëqeshur.
Gazetarët e pyetën nëse po shkonte në SPAK apo në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe përgjigjja e tij që dëgjohet të ketë dhënë ishte: “S’kam shance.”
Ende nuk ka detaje të sakta për arsyen e paraqitjes së tij, por raportimet paraprake bëjnë me dije se Braçe është paraqitur për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen./Versus.al
View this post on Instagram

