
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur sot, 19 dhjetor në ambientet e SPAK si i pandehur, së bashku me 7 vartës të tij.
Ai është pyetur më herët nga prokurorët dhe ka dhënë shpjegimet e tij për çështjen në hetim.
Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjetik (projekt kërkimor).
Ish-drejtor i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe KESH-it deri në 2021, Beci kandidoi për deputet PS në Shkodër para se të zgjidhej kryebashkiak më 14 maj 2023./Versus.al

