Lezhë- Dy persona janë shpëtuar në Shëngjin falë ndërhyrjes së policisë pasi mjeti i tyre pësoi defekt. Kthimi i tyre pas ishte i pamundur për shkak të largësisë nga bregu i detit, kështu që u desh ndërhyrja e policisë për të tërhequr mjetin që kishte mbetur në mes të detit.
Të dy personat që ndodheshin në skaf, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vijojnë angazhimin me përkushtim për garantimin e sigurisë në hapësirat ujore dhe tokësore, si dhe për ofrimin e ndihmës ndaj pushuesve dhe qytetarëve, në çdo rast emergjence. Versus.al







