Sot e shtunë, ora 2 e gjysmës e drekës.
Një grup personash të cilat kanë instaluar gjithë pajisjet muzikore me foni, mikrofonë etj etj kanë të paktën 5 orë që terrorizojnë një lagje të tërë me muzikë dhe karaoke.
Në fakt ora e parë nuk ishte dhe aq keq, pas orës së dytë dritaret u avitën pak dhe në orën e tretë të gjitha ishin të mbyllura plotësisht (me fat ata që i kanë më izolim të mirë).
Pas 5 orësh dhimbja e kokës dhe përpëlitja brenda shtëpisë duke dëgjuar muzikë me decibel pub-i ishte e padurueshme.
Në mes të të çmendurës Tiranë, në shtëpinë që i kushton 2500 euro metri.
Askush nuk e di kush e organizon, për çfarë rasti, por gjithsesi më vjen gjynafqarshëm pyetja: A mos vallë duhet të bëjnë pushim disa orë sa të marrim veten ne banorët?
Ore vetëm pak orë se është shumë shpejt për tu dëgdisur diku ku marrëzia nuk është normalitet.
Ironike kur mendon se nese të duhet të protestosh për motive të qënësishme, duhet të marrësh leje në polici dhe të shprehesh brenda pak orëve ndryshe ka gjasa të provosh qelinë.
Po kjo nuk ndodh për këto allasoj koncertesh plot stonature, këngë me playback që përsëriten prej 5 orësh.
Dhe meqë jemi te policia (prisni se vjen pjesa më e bukur) thamë të provojmë tu ankohemi dhe na dëgjuan. Në fund të fjalës, oficeri mbylli telefonatën, pa asnjë shpjegim. Çfarë idiotësh apo jo? Ne, domethënë…/Versus.al







