AKTUALITET /

VIDEO/ “O b*thë q*rë...'/ Protestuesit që do iu shemben banesat në Durrës ndjekin dhe ofendojnë zyrtarin e qarkut, policia tenton t'i ndalojë

Banorët janë përplasur para nisjes së mbledhjes me zyrtarët dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak duke mos kursyer as ofendimet, ndërsa i kanë kërkuar llogari për vendimin e tyre për shpronësimin e pronave.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “O b*thë q*rë...'/ Protestuesit që do iu
Pamje nga protesta

Banorë të lagjes numër 7 dhe 8, që preken nga shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”, kanë protestuar sot para bashkisë së Durrësit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak në orën 12:00, një nga pikat e rendit të ditës lidhet me shpronësimet e shtëpive të këtyre banorëve, të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të unazës.

Banorët janë përplasur para nisjes së mbledhjes me zyrtarët dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak duke mos kursyer as ofendimet, ndërsa i kanë kërkuar llogari për vendimin e tyre për shpronësimin e pronave. “O b*thë q*rë, o k*rvë e m*tit. O lëngaraq, nuk do dalësh më ti? O të q*fsha ropt, të q*fsha motrën”, i është drejtuar një prej protestuesve zyrtarit të bashkisë.

Nga sheshi para bashkisë ata i kanë bërë thirrje kryebashkiakes Emiriana Sako t’u hap derën për të marrë pjesë në mbledhje, ndërsa e kanë cilësuar edhe hajdute. “Emiriana Sako hap derën, o hajdute”, dëgjohen të thonë banorët.

Banorët deklarojnë në prononcimin e tyre për mediat, se nuk janë vënë në dijeni më përpara lidhur me prishjen e shtëpive dhe kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, sepse sipas tyre është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi.

Banorët kërkojnë nga bashkia që t’u sigurojë më përpara një shtëpi. Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik.

Janë evidentuar 131 pronarë (privatë dhe shtet) për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll