Tiranë- Një 34 vjeçar i identifikuar si Franc Xhaferri u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në një lokal të Valiasit nga fqinji i tij Besnik Koçiu 51 vjeç.
Për pasojë policia arrestoi autorin, ndërsa pas dëshmisë në spital u arrestua edhe i plagosuri pasi dyshohet se u përpoq të pengonte zbardhjen e të vërtetës duke mos zbuluar ngjarjen.
Dyshohet se plagosja ka ndodhur nga pakujdesia. Autori dhe i plagosuri banonin në të njëjtën lagje dhe kanë qenë në një lokal të Valiasit kur 51 vjeçari dyshohet se ka qëlluar pa dashje 34 vjeçarin i cili mbeti i plagosur në këmbë.
Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







