AKTUALITET /

VIDEO/ Prostitucion në apartamentet e marra me qira, arrestohen 2 kinezet, pranga dhe pronarit në Durrës

Policia ka proceduar penalisht edhe 5 persona që ishin klientë të eskortave kineze.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Prostitucion në apartamentet e marra me qira, arrestohen 2 kinezet,

Durrës- Dy gra kineze janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kishin marrë me qira dy apartamente me qëllim ushtrimin e prostitucionit. Në pranga ka rënë edhe pronari i apartamenteve që i kishte dhënë me qira pa kontrata përkatëse.

Ndërkohë janë proceduar penalisht dy gra kineze të tjera dhe 5 shqiptarë.

Konkretisht si pasojë e operacionit të organizuar në lagjen e plazhit u arrestuan dy kinezet D. Sh., 54 vjeçe dhe S. Y., 40 vjeçe dhe pronari i apartamentit, i identifikuar me inicialet S.M 39 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan pasaporta të shtetaseve kineze, shuma parash, celularë, karta krediti, etj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll