Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në fshatin turistik Dhërmi, në bashkinë Himarë, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe pushuesit.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshatit dhe janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thatë. Zona përreth përfshin banesa të banuara, çka e shton rrezikun për jetën dhe pronën.
Zjarrfikësit dhe autoritetet vendore janë njoftuar menjëherë dhe kanë ndërhyrë për të izoluar zjarrin dhe shmangur përhapjen e mëtejshme.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, shkurre dhe pemë, duke lënë pas dëme të dukshme në mjedis. /Versus.al







