AKTUALITET /

VIDEO/ Publikohen pamjet e grabitjes së argjendarisë në Kamëz! Autorët thyejnë xhamat me kallashnikovë dhe çekiçë

Janë publikuar pamjet e grabitjes së armatosur në një argjendari në Kamëz, ku autorët e maskuar dhe të armatosur me kallashnikov morën bizhuteri me vlerë rreth 7 milionë lekë të vjetra. Grabitja zgjati më pak se një minutë, ndërsa autorët u larguan me motor në drejtim të Zallherrit. Policia ka shpallur në kërkim grabitësit dhe po vijon hetimet për identifikimin e tyre.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Publikohen pamjet e grabitjes së argjendarisë në

Janë publikuar pamjet e grabitjes së armatosur që ndodhi një ditë më parë në një argjendari në Kamëz, ku autorët, të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov, arritën të marrin bizhuteri me vlerë rreth 7 milionë lekë të vjetra.

Siç shihet në pamjet filmike, grabitësit futen me shpejtësi në ambientet e biznesit dhe thyejnë me armët xhamat e vitrinave ku ndodheshin sendet e arit dhe argjendit. E gjithë ngjarja ka zgjatur më pak se një minute.

Pas grabitjes, autorët janë larguar me motor në drejtim të Zallherrit. Gjatë arratisjes, ata kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar, por më pas kanë vijuar largimin. Kamerat e sigurisë kanë mundur të fiksojnë vetëm itinerarin e tyre, pasi grabitësit ishin të maskuar gjatë gjithë kohës.

Policia ka shpallur në kërkim autorët dhe ka shoqëruar disa persona me precedentë penalë në zonë për verifikime, por pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll