AKTUALITET /

VIDEO/ Qëllohet me molotov në Theth fadromae IKMT-së, drejtori Metaj: A të ** r*bt, dil o trim

Versus.al ka siguruar një video ku disa persona të paidentifikuar hedhin molotov ndaj fadromës së IKMT-së, në të cilën ndodhej drejtori i Zbatimit të Vendimeve, Fatmir Metaj.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Qëllohet me molotov në Theth fadromae  IKMT-së, drejtori

Tensionet në zonën e Thethit vazhdojnë të rriten, ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Versus.al ka siguruar një video ku disa persona të paidentifikuar hedhin molotov ndaj fadromës së IKMT-së, në të cilën ndodhej drejtori i Zbatimit të Vendimeve, Fatmir Metaj.

Pas incidentit, forcat e rendit rrethuan menjëherë zonën dhe nisën kërkimet për kapjen e autorëve të dyshuar.

Raportohet se forca nga FNSH janë nisur drejt Thethit nga kryeqyteti për të ndihmuar autoritetet.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotovol) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se: Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme. Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth. Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse. Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Aktualisht, forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kërkimet për "kryengritësit".

 

 

Poll