Shkon në dy numri i viktimave në ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.
Pas Armando Palit i cili ndërroi jetë në vendngjarje mësohet se personi që mbeti i plagosur, Liridon Kraja ka ndërruar jetë.
Gjithashtu është gjetur dhe motori që autori i dyshuar tashmë i arrestuar Ragip Gila, rreth 28 vjeç.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Rakip Gila është ndaluar pas një operacioni të shpejtë policor dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit, ku po merret në pyetje lidhur me motivet dhe rrethanat e ngjarjes. /Versus.al







