AKTUALITET /

VIDEO/ Tiranë, arrestohet 51-vjeçari furnizues droge tek “Fresku”, iu gjetën 811 gramë kokainë

Arrestimi i tij u krye në një lokal në zonën e Freskut ku gjatë kontrollit, policia sekuestroi 811 gramë kokainë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Tiranë, arrestohet 51-vjeçari furnizues droge tek

Një 51-vjeçar është vënë në pranga këtë të diel, pasi u kap në flagrancë me një sasi droge në çantë.

Arrestimi i tij u krye në një lokal në zonën e Freskut ku gjatë kontrollit të çantës që ai mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 811 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas do të furnizonte edhe shtetas të tjerë me këtë sasi lënde narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Versus.al

Poll