
Pas raportimit të pushuesve për një mjet lundrues tip Jet Ski që ishte afruar rrezikshëm pranë bregut në zonën e Karaburunit, ka ndërhyrë policia Kufitare në Vlorë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, mësohet se drejtuesi i Jet Ski-t, shtetasi E. U., është gjobitur me një masë administrative prej 500.000 lekësh të rinj për shkelje të rregullave të lundrimit dhe cenim të perimetrit të sigurisë.
Autoritetet theksojnë se mjeti u bllokua në pikën e dedikuar për sekuestrimin e mjeteve lundruese dhe paralajmërojnë se kontrollet në vijën bregdetare do të vijojnë.
Policia e Shtetit i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të respektojnë rregullat e sigurisë detare, duke theksuar se shkeljet që rrezikojnë jetën e pushuesve do të ndëshkohen ashpër. Versus.al

