Tiranë- Katër persona janë identifikuar si autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në një tabakino në pronësi të B.K më 30 qershor dhe 16 korrik.
Në pranga kanë rënë E.S 22 vjeç dhe A.A 19 vjeç, ndërsa janë proceduar penalisht dy të miturit të moshave 16 dhe 17 vjeç. Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin autorët thyejnë derën e tabakinos dhe marrin artikuj të ndryshëm me vlerë rreth 80 mijë lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







