AKTUALITET /

VIDEOLAJM/ Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, shoferët presin në radhë

Kaos në autostradën Tiranë–Durrës, me radhë kilometrike dhe lëvizje të ngadaltë. Ende e paqartë nëse shkak janë punimet në rrugë.

Shkruar nga Versus

VIDEOLAJM/ Trafik i rënduar në autostradën

Një trafik i rënduar dhe i pazakontë është regjistruar gjatë ditës së sotme në dalje të Tirana, duke shkaktuar vështirësi të shumta për drejtuesit e automjeteve.

Situata paraqitet problematike dhe kaotike për shoferët që udhëtojnë në autostradën Tiranë–Durrës , ku radha e mjeteve është zgjatur për disa kilometra dhe lëvizja është ngadalësuar ndjeshëm.

Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun e krijimit të këtij fluksi të pazakontë trafiku, ndërsa mbetet e paqartë nëse situata lidhet me punimet që po kryhen në këtë aks rrugor.

Autoritetet pritet të japin një reagim për të sqaruar rrethanat dhe për të orientuar qytetarët./Versus.al

 

 

Tags:

trafik

Poll